Venko Filipçe uron Kurban Bajramin: Forca qëndron te humanizmi dhe uniteti

Kryetari i Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, Venko Filipçe, ka uruar besimtarët islamë me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke theksuar se forca qëndron te humanizmi dhe gatishmëria për t’i tejkaluar së bashku sfidat.

“Ua uroj festën e madhe të Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve të fesë islame.

Kurban Bajrami është simbol i njerëzisë, sakrificës dhe kujdesit për të gjithë. Kjo festë e madhe na kujton se vlerat e vërteta gjenden në solidaritet, dorën e shtrirë dhe gatishmërinë për të ndihmuar secilin.

Në frymën e festës, të tregojmë mirëkuptim, respekt dhe më shumë kujdes për njëri-tjetrin. Të mos harrojmë se fuqia e një shoqërie matet pikërisht me atë se sa jemi të bashkuar, humanë dhe të gatshëm që së bashku t’i tejkalojmë sfidat.

Uroj që ditët festive të sjellin paqe shpirtërore, shëndet, gëzim dhe mirëqenie në çdo familje.

Qoftë i uruar dhe i bekuar Kurban Bajrami”, thuhet në urimin e Venko Filipçes.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit