Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, në cilësinë e mbulueses së aktivitetit, sot në një ceremoni në kabinetin e saj ndau çmimet për inovacion, lidership dhe ndikim në ekosistemin IT “Women in Tech® Macedonia Awards”. Ajo që bie në sy është se në mesin e fituesve dhe të shpërblyerve nuk figuron asnjë emër shqiptar, pavarësisht pjesëmarrjes dhe kontributit të shqiptarëve në sektorin e teknologjisë informative dhe inovacionit në vend, raporton Portalb.mk.
Fitueset e çmimeve janë:
- Kristina Mukaetova – Çmimi për adoleshenten më premtuese,
- Maja Naumovska Saveska – Çmimi për mbështetësen më të madhe,
- Biljana Pejoska Risteska – Çmimi për iniciativën më me ndikim,
- Monika Simjanovska Misheva – Çmimi për rolin më revolucionar në teknologji,
- Franka Grazhdani – Çmimi për grua në Web3,
- Ina Najdanoviq Markoviq – Çmimi për Startup,
- Gordana Klinçarova – Çmimi për diplomaci teknologjike,
- Elka Joshevska – Çmimi për lidership global,
- Sofçe Jovanovska – Çmimi për arritje jetësore në teknologji.
Në ngjarjen e organizuar nga Women in Tech Macedonia në bashkëpunim me Ministrinë për Transformim Digjital, nën patronazhin e presidentes Siljanovska-Davkova, u ndanë edhe mirënjohje në 21 kategori.
Fituesit e mirënjohjeve janë:
- Bojana Trajkovska – Mirënjohje për gruan lidere më premtuese në teknologji të vitit,
- Monika Joshevska – Mirënjohje për grua lidere të vitit,
- Maja Videnoviq – Mirënjohje për ekselencë në STEM,
- Prof. Dr. Vladimir Trajkoviq – Mirënjohje për ekselencë teknike,
- Ivana Karalieva Petreska – Mirënjohje për lidership në produkte,
- Emilija Gjorgjevska – Mirënjohje për ekselencë në inteligjencë artificiale dhe të dhëna,
- Martina Dimoska – Mirënjohje për pionier në teknologjitë e së ardhmes,
- Viktorija Trajkov – Mirënjohje për lidership në transformimin digjital,
- Sanja Mitrovska – Mirënjohje për inovacion në zhvillimin e produkteve,
- Prof. Dr. Vesna Dimitrova – Mirënjohje për ekselencë në siguri kibernetike,
- Vesna Ivanoska – Mirënjohje për arritjen më të lartë në sektorin e edukimit në teknologji,
- Nikolla Vellkovski – Mirënjohje për rritje eksponenciale,
- Elizabeta Jovanovska – Mirënjohje për startup me ndikim shoqëror,
- Aleksandra Mitrevska – Mirënjohje për sipërmarrëse të re në teknologji,
- Elena Petrevska – Mirënjohje për lidere biznesi në teknologji,
- Elena Ivanova – Mirënjohje për shtytëse të ekosistemit,
- Anka Trajkovska Petkoska – Mirënjohje për edukatore të vitit në teknologji,
- Natasha Velkovska – Mirënjohje për krijuese të përmbajtjeve në teknologji,
- Startup Revolution AI – Mirënjohje për iniciativën më të mirë teknike me ndikim,
- Nina Angelovska Stankov – Mirënjohje për ndikim rajonal,
- Verica Jordanova – Mirënjohje për ndikim mediatik për gratë në teknologji.
Në fjalimin e saj, Siljanovska-Davkova theksoi rëndësinë e rolit të grave në teknologji dhe inteligjencë artificiale, duke vlerësuar se gratë duhet të jenë pjesë aktive në krijimin e rregullave dhe vlerave të botës digjitale.
“Kur një grua arrin sukses, suksesi i saj bëhet mundësi dhe inkurajim për shumë gra të tjera që vijnë pas saj”, deklaroi presidentja.
Ky nuk është rasti i parë kur shqiptarët mbesin jashtë dekorimeve dhe mirënjohjeve institucionale. Së fundmi, reagime të shumta pati edhe gjatë shënimit të Ditës së Policisë në Maqedoninë e Veriut, ku asnjë polic shqiptar nuk ishte përfshirë në mesin e 12 policëve më të mirë të shpërblyer nga autoritetet shtetërore, ndërsa në ceremoninë zyrtare mungonte edhe përdorimi i gjuhës shqipe.





