5.8 C
Skopje
Sunday, October 19, 2025

Kina vajton Gazën, ndërsa kryen krime kundër ujgurëve të saj

Kina tregon një interes të shtuar për thellimin e bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut në disa fusha. Megjithatë, është evidente se autoritetet kineze vazhdimisht shkelin të drejtat dhe liritë e njeriut në vendin e tyre, dhe nga ana tjetër, Maqedonia e Veriut përmendet si shtet në të cilin diversiteti etnik dhe fetar gëzon shumicën e të drejtave dhe lirive të garantuara.

Dënimi i Kinës për operacionet e Izraelit në Rafah, të cilat i konsideron si shkelje të ligjit ndërkombëtar, konsiderohet si dëshmi e cinizmit të Kinës.

Mediat maqedonase së fundi raportojnë për njoftimin e Ministrisë së jashtme kineze, e cila dënoi veprimet e Izraelit në Rafah kundër viktimave civile dhe për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Nuk kontestohet përmbajtja e reagimit të diplomacisë kineze ndaj Rafahut, por kontestohet integriteti i shtetit kinez që përfaqëson atë qëndrim. Kina si shtet i cili e mëson Izraelin për respektimin e ligjit ndërkombëtar, vet shkel të drejtat dhe liritë e qytetarëve të saj me origjinë ujgure në mënyrën më brutale.

Akuza të tilla të rënda vijnë nga Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, e cila në gusht 2022 lëshoi ​​një raport të ashpër që zbuloi se shkeljet e të drejtave të qeverisë kineze ndaj ujgurëve dhe myslimanëve të tjerë turq në Xinjiang “mund të përbëjnë … krime kundër njerëzimit”.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit