VLEN: Anketat konfirmojnë rënien e BDI-së dhe rritjen e mbështetjes për ndryshim

Shkup, 23 maj, Zhurnal.mk – VLEN ka reaguar ndaj kritikave të fundit të Bashkimi Demokratik për Integrim, duke vlerësuar se kjo parti po përballet me rënie të vazhdueshme të mbështetjes tek elektorati shqiptar.

Në reagimin e tyre, nga VLEN thonë se BDI nuk po arrin të pajtohet me, siç e quajnë ata, “realitetin e ri politik” dhe humbjen e besimit qytetar. Sipas tyre, në mungesë të rezultateve konkrete, BDI ka zgjedhur propagandën, sulmet politike dhe etiketimet ndaj kundërshtarëve.

“Sulmet ndaj mediave, anketave dhe opinionit publik tregojnë qartë nervozizmin që po rritet brenda BDI-së pas rënies së vazhdueshme në mbështetje”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Nga kjo koalicion shtojnë se qytetarët shqiptarë tashmë kanë dhënë verdiktin e tyre politik duke mbështetur ndryshimin, përgjegjësinë dhe, siç thonë ata, fundin e politikës së frikës dhe pazareve politike.

VLEN vlerëson se mbështetja për këtë subjekt po rritet vazhdimisht dhe se anketat e fundit vetëm po konfirmojnë gjendjen reale në terren.

“BDI po humb mbështetje çdo ditë, ndërsa qytetarët po rreshtohen qartë në anën e ndryshimit”, theksohet në reagim. përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit