Mbi 27 milionë receta për një vit, qytetarët në RMV vuajnë nga sëmundjet e zemrës, diabetit dhe çrregullimet nervore

Në vitin 2025, struktura e konsumit të barnave në Maqedoninë e Veriut tregon se qytetarët trajtohen më së shumti për sëmundje kronike, ku dominojnë barnat për sistemin kardiovaskular, diabetin dhe çrregullimet metabolike. Më i përdoruri është metformina për diabetin, ndërsa ndër barnat me shpenzime më të larta kryeson rosuvastatina për uljen e yndyrnave në gjak, gjë që tregon se problemet kryesore shëndetësore lidhen kryesisht me sëmundjet e zemrës dhe metabolizmit. Po ashtu, një pjesë e konsiderueshme e konsumit i takon barnave për sistemin nervor qendror (SQN), të cilat përfshijnë terapi për depresionin, ankthin, çrregullimet psikike, duke reflektuar edhe rritje të trajtimeve për shëndetin mendor dhe neurologjik, transmeton Portalb.mk.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit