Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka njoftuar se ditën e djeshme është arrestuar 36-vjeçari nga Tetova pasi ka sulmuar fizikisht nënën e tij 62-vjeçare, shkruan TV21. SPB tha se ndaj 36-vjeçarit K.B. është kryer alkotestimi ku janë matur 1,49 promilë alkool në gjak.
“Më 21.05.2026 në ora 12:40, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin K.B.(36) nga Tetova, duke vepruar pas një denoncimi të mëparshëm se rreth orës 11:00 në shtëpinë familjare në Tetovë ka sulmuar fizikisht nënën e tij 62-vjeçare, si dhe ka dëmtuar një pjesë të mobilieve. Gjatë ndërmarrjes së masave ndaj K.B. është kryer alkotestimi, me ç’rast janë matur 1,49 promilë alkool në gjak. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të paraqitet parashtresë përkatëse”, thueht në njoftimin e SPB-Tetovë.





