Abil Baush: “227 mijë kontrata për kredi të shpejta — kush po i kontrollon këto para?”

Eksperti i ekonomisë Abil Abushi ka ngritur shqetësime serioze lidhur me rritjen e kredive të shpejta në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se vetëm gjatë vitit 2025 përmes tyre kanë qarkulluar rreth 170 milionë euro.

 

Në emisionin “N’Podium” me Mefo Ismaili në , Abushi deklaroi se aktualisht ekzistojnë rreth 227 mijë kontrata për kredi të shpejta, duke potencuar se këto kompani funksionojnë legalisht dhe licencohen nga Ministria e Financave, por nuk janë nën mbikëqyrjen direkte të Bankës Qendrore.

 

Ai theksoi se duhet bërë dallim mes kredive bankare dhe kredive të shpejta, pasi bankat komerciale operojnë nën kontrolle më të rrepta financiare dhe monetare.

 

Sipas Abushit, shqetësues mbetet fakti se persona me profil financiar të rrezikshëm arrijnë të marrin kredi të shpejta, ndërsa bankat tradicionale nuk do t’i miratonin ato.

 

“Pyetja kryesore është prej nga vijnë këto para dhe ku përfundojnë”, deklaroi Abushi, duke kërkuar analizë më të thellë ekonomike dhe angazhim institucional për kontrollin e këtij sektori.

 

Ai shtoi se Ministria e Financave dhe institucionet kompetente duhet urgjentisht të trajtojnë çështjet që lidhen me kreditë e shpejta dhe lëvizjen e këtyre mjeteve financiare.

 

 

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit