Bekim Sali: Zbatimi i ligjit do të garantohet përmes trupit koordinativ – përgjegjësia politike më e rëndësishme se gjobat

Bekim Sali, Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër për Çështje Evropiane i Maqedonisë së Veriut, deklaroi se zbatimi i ligjit do të monitorohet përmes një trupi koordinativ të nivelit qeveritar, i cili përfshin zëvendësministra, ministra, përfaqësues institucionalë dhe institucione të pavarura, përfshirë Avokatin e Popullit përcjell ora24.tv

Ai theksoi se ky trup do të ndjekë implementimin e ligjit në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa raportet do të përgatiten në periudha vjetore për të vlerësuar nivelin e zbatimit dhe efektet e tij.

Sipas tij, edhe pse diskutohet për mungesën e sanksioneve financiare, garancia kryesore për zbatimin e ligjit është përgjegjësia politike, e cila sipas tij ka peshë më të madhe sesa gjobat, pasi sanksionet financiare mund të anashkalohen ose të keqpërdoren.

Ai shtoi se ligji parasheh që brenda gjashtë muajve të miratohet metodologji e veçantë pune, mbi të cilën do të bazohet monitorimi i implementimit të tij, duke lejuar fleksibilitet institucional dhe koordinim mes institucioneve.

Bekim Sali u shpreh se qëllimi i reformës është krijimi i një sistemi funksional dhe të qëndrueshëm, i cili siguron respektim të ligjit dhe rrit efikasitetin institucional, duke shmangur praktikat e mëhershme të dobëta administrative.

Ai theksoi se ligji synon të forcojë institucionet dhe të garantojë trajtim më të drejtë dhe më funksional në interes të qytetarëve./ora24.tv

 

https://www.facebook.com/share/v/1GjQCihDed/

 

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit