Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar të martën se Shteteve të Bashkuara mund t’u duhet ta godasin Iranin sërish.
Trumpi po ashtu ka thënë se ishte vetëm një orë larg së vendosuri për një sulm, para se ta shtynte atë, me kërkesë të vendeve të Gjirit.
“Isha vetëm një orë larg vendimit për të nisur sulmet sot”, u ka thënë Trumpi gazetarëve në Shtëpi të Bardhë.
Trumpi ka shtuar se liderët iranianë po luten që të bëjmë marrëveshje, por se sulmet e reja do të ndodhin në ditët në vijim nëse marrëveshja nuk arrihet.
“Epo, dua të them, po them dy ose tre ditë, ndoshta të premten, të shtunën, të dielën, diçka të tillë, ndoshta në fillim të javës tjetër, një periudhë e kufizuar kohore, sepse nuk mund t’i lejojmë ata të kenë armë bërthamore”, ka deklaruar Trumpi të martën





