Hansi Flick ka nënshkruar zyrtarisht kontratën e re me Barcelonën deri në vitin 2028.
Marrëveshja mes klubit katalanas dhe trajnerit gjerman ishte arritur prej javësh, por finalizimi i saj u bë vetëm tani, me sezonin që po shkon drejt fundit.
Barcelona ka përfshirë gjithashtu një opsion për vazhdimin e kontratës edhe për një vit tjetër, deri në vitin 2029, megjithëse Flick fillimisht kishte hezituar për një marrëveshje afatgjatë.





