Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,84 % në raport me vendimin e datës 11.5.2026.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës ЕUROSUPER BS-95 rritet për 2.00 denarë/litër, ndërkaq çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98 dhe të EURODIZELIT (D-Е V) rriten për 2.50 denarë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 0.50 denar/l.
Çmimi i shitjes me pakicë të Мazutit М-1 SU rritet për 0,846 den/kg dhe do të jetë 50.814 den/kg.
Nga data 19.5.2026, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 87,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 89,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 92,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 93,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU do të shitet për 50,814 (denarë/kilogram).





