Një ditë para protestës së paralajmëruar të studentëve, liderët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, publikuan në Facebook një mesazh ku paralajmëruan se “provimi i jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe” do të bëhet realitet, duke shtuar se “së shpejti do të ketë lajme të mira”.

Por ky publikim nxiti reagime të shumta në rrjetet sociale. Shumë studentë dhe komentues i kritikuan ashpër Kasamin dhe Mexhitin, duke i akuzuar për premtime të përsëritura pa rezultate konkrete. Në komentet në rrjetet sociale, nuk munguan as akuzat për mashtrim dhe zhgënjim të qytetarëve nga ana e Mexhitit dhe Kasamit ndaj qytetarëve, por edhe për qasjen e tyre politike./Ora24.tv





