“Provimi i jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe! Së shpejti me lajme të mira…”.
Me këtë mesazh të shkurtër, liderët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti kanë paralajmëruar zgjidhje lidhur me kërkesën shumëvjeçare të studentëve shqiptarë për organizimin e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe.
Paralajmërimi i dyshes Kasami-Mexhiti vjen vetëm një ditë para protestës së paralajmëruar të studentëve në Shkup, ku kërkesa kryesore do të jetë pikërisht mundësimi i dhënies së provimit të jurisprudencës në shqip.(INA)





