E priti Entin Shtetëror të Statistikës të publikojë inflacionin për prillin që arriti 5,7%, ndërsa te ushqimet është 8 për qind, tani do të presë raportin e ri të inspektorëve të tregut që do të tregojë nëse ka nevojë për masa për stabilizimin e çmimeve të ushqimeve. Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi thotë se tani nuk ka sjellje devijante nga tregtarët me rritje të marzheve, ndërsa çmimet e ushqimeve rriten sepse produktet i importojmë. Edhe pse pas 1 majit duhej të miratoheshin masa për parandalimin e rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore, kjo ende nuk ka ndodhur. Gjysmë muaji më vonë, Qeveria ende po kryen kontrolle për të përcaktuar nëse ka sjellje devijante nga tregtarët.





