VLEN në Tetovë: Pagat rriten për tre vite radhazi, qytetarët fitojnë shërbime më të mira

VLEN që nga dita e parë ka premtuar se ndryshimi do të ndihet në përditshmëri, te punonjësit, te familjet e tyre dhe te cilësia e shërbimeve që qytetarët marrin.
Komuna e Tetovës, së bashku me Sindikatën e punëtorëve, nënshkroi marrëveshje për rritjen e pagave të administratës komunale, me ç’rast paga bazë do të rritet për 7 për qind. Kjo rritje do të vazhdojë për tre vite radhazi.

Ky vendim është mbështetje konkrete për administratën komunale dhe një hap drejt motivimit më të madh dhe shërbimeve më cilësore për qytetarët.

Për VLEN-in, institucionet e forta ndërtohen duke e vlerësuar punën dhe mbështetur njerëzit që mbajnë barrën e administratës publike.

Rritja e pagave në Komunën e Tetovës, me Bilall Kasamin në krye, dëshmon se qeverisja lokale e VLEN-it prek jetën e njerëzve. Për ne, çdo punonjës ka vlerë.
Ky është vizioni i VLEN-it për institucione që respektojnë punën, mbështesin punëtorët dhe krijojnë kushte më të mira për të gjithë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit