Atmosferë e veçantë dhe emocione të fuqishme sollën në koncertin pranveror të Sh.K.A Xheladin Zeqiri edhe interpretimet artistike të këngëtares jazz tetovare Anita Aziri dhe korit të grave Kori i Grave Teuta.
Me interpretimin plot ndjenjë të këngëve tradicionale “Moj e Mirë Holl e Gjatë” dhe “Dola e të Përcolla”, Anita Aziri solli në skenë elegancë artistike dhe emocione që u mirëpritën nga publiku.
Ndërkohë, kori i grave “Teuta” electrizoi sallën me interpretimet patriotike “Xhamadani Kuq e Zi”, “Si Gjaku Jem” dhe “Të Lira Jem, Teuta”, duke përcjellë krenari kombëtare, forcë dhe unitet përmes muzikës dhe zërave harmonikë.
Publiku i priti me duartrokitje të ngrohta performancat që i dhanë koncertit një atmosferë të veçantë artistike dhe patriotike.






