Selatin Beluli emërohet sekretar shtetëror në Ministrinë e Mjedisit

 

 

Shkup, 08.05.2026 Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot realizoi takim me sekretarin e sapoemëruar shtetëror, Selatin Beluli, me ç’rast i uroi sukses në punën e tij në kuadër të Ministrisë.

 

Beluli ka përvojë shumëvjeçare në administratën shtetërore. Gjatë karrierës së tij ka ushtruar funksionin e drejtorit të Agjencisë për Punësim, si dhe sekretar shtetëror në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

 

Ai është pedagog i diplomuar në Fakultetin Filozofik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”.

Ministri Hoxha theksoi se përvoja dhe profesionalizmi i Belulit do të kontribuojnë në funksionimin efikas të institucionit dhe realizimin e suksesshëm të prioriteteve të Ministrisë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit