Një nxënës i klasës së shtatë, në rrjetin social TikTok, ka publikuar një listë me emrat dhe mbiemrat e bashkënxënësve të tij, duke i kërcënuar se do t’i likuidojë. Në postim ishte shënuar edhe data e saktë e planifikuar për këtë veprim.
Drejtori i shkollës fillore “Stiv Naumov” nga Manastiri, në një bisedë për 4news.mk, thotë se është mbajtur mbledhje me prindërit dhe se janë njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme dhe Qendra për Punë Sociale. Ai konfirmon se incidenti ka ndodhur jashtë ambienteve të shkollës.





