Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, ka nënshkruar sot memorandume bashkëpunimi me gjashtë institucione të arsimit të lartë, duke vendosur një kornizë të re bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë dhe komunitetit akademik.
Që në fund të vitit të kaluar, Ministria kishte nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, me të cilin tashmë është krijuar bashkëpunim aktiv me profesorët dhe stafin akademik.
Qëllimi i këtyre memorandumeve është të lidhin ekspertizën akademike dhe potencialin kërkimor-shkencor me nevojat konkrete të komunave, përmes angazhimit të përbashkët në fushat që janë në kompetencë të tyre.
“Ky hap përfaqëson një nxitje të rëndësishme për bashkëpunim në fushat që janë në fokus të Qendrës Burimore për mbështetje të komunave dhe njëkohësisht kontribuon në forcimin e kapaciteteve të tyre”, deklaroi ministri Perinski.
Delçev” në Shtip, Universitetin për Shkenca Informatike dhe Teknologji “Shën Apostol Pavle”, Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir, Universitetin e Tetovës, Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup dhe Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.
Kjo iniciativë pritet të sigurojë mbështetje profesionale për komunat, duke kontribuar në zhvillimin lokal dhe në përmirësimin e shërbimeve për qyttarët.





