Haxhiu fton BE-në të dërgojë Mision Vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, i ka dërguar letër Presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, dhe Kryediplomates së Bashkimit Evropian,  Kaja Kallas, përmes së cilës ka ftuar Bashkimin Evropian të dërgojë Mision Vëzhgues të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 7 qershor 2026.

Në letrën e saj, Haxhiu i ka informuar se ka nxjerrë vendimin për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij procesi, ajo ka ftuar Bashkimin Evropian që, përmes një Misioni të pavarur Vëzhgues, të përcjellë dhe vlerësojë zhvillimin e zgjedhjeve. U.D. Presidentja Haxhiu ka theksuar se prania e Misionit Vëzhgues të BE-së do të kontribuonte në transparencën, kredibilitetin dhe integritetin e procesit zgjedhor, në përputhje me përkushtimin e vazhdueshëm të Republikës së Kosovës për standarde demokratike dhe zgjedhje të lira”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit