Bujar Osmani ironizon akuzat: “As që kam qenë pjesë e energjetikës”

Nënkryetari i BDI -së Bujar Osmani ka reaguar përmes Facebook-ut ndaj akuzave të fundit lidhur me projektin e interkoneksionit energjetik.

Osmani ironizoi pretendimet, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë rol në sektorin e energjetikës.

“Sinqerisht, as nuk e kam ditur se kam ekzistuar në universin e energjetikës deri sot,” shkroi ai me ironi, duke shtuar se gjatë katër viteve si ministër është fokusuar në çështje si NATO, Bashkimi Evropian dhe partneritetet strategjike.

Ai akuzoi kundërshtarët politikë për përpjekje për të devijuar vëmendjen nga problemet reale, duke shtuar se “kur je i kapur në flagrancë, duhet një emër çfarëdo”.

“Ky emër nuk funksionon. Provoni me tjetër. Llogari do jepni,” përfundoi Osmani.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit