1 Maji zbraz Shkupin, qytetarët drejtohen drejt pikave kufitare

“Përderisa qyteti i Shkupit sot duket i zbrazët, kjo është gjendja në piken kufitare të Bllacës. Disa qytetarë kanë vendosur që festen e 1 majit ta kalojnë jashtë vendit e disa tjerë të protestojnë.” – Gazetar, Avni Tahiri.

Frekuentimi i pikave kufitare filloi që nga pasditja e djeshme, ku shumë qytetarë ia mësynë vendeve fqinje për shkak të fundjavës së zgjatur. Disa që sot pritnin në piken kufitare të Bllacës thonë se pritjet janë deri në 20 apo 30 minuta, ndërsa Kosovën e kanë zgjedhur si destinacion për sofra dhe shëtitje.

“Ja shkojmë në Kosovë. Nuk protestoni sot? Jo, jo. tha një qytetar.

”A nuk protestoni sot për të drejtat e punëtorëve? Jo, nuk kemi kohë. Le të protestojnë tjerët.” tha një qytetar.

”Për një majin shkojmë në Gjakovë, të shtrojmë sofrën sepse ka ushqim të mirë atje. Nuk protestoni për të drejtat e punëtorëve? Nuk me intereson ajo pjese mua sepse jam pensionist. tha një qytetar.

”Po, për një majin shkojmë në Ferizaj. Disa protestojnë sot për të drejtat e punëtorëve! Ne sot e kemi ditën e lirë.” tha një qytetar.

“Shkojmë në shëtitje pakës, që ta shfrytëzojmë ditën e lirë të 1 majit.” tha një qytetar.

”Ne për 1 maj çdoherë ishim në Zvicër, këtë vit jemi kthyer dhe ta festojmë këtu. Nuk protestoni? Është kotë të protestosh.” tha një qytetar.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, fundjava e zgjatur dhe zbatimi i rregullores së re evropiane ESS ka shkaktoi kolona dhe pritje në pikat kufitare drejt Greqisë. Më shumë ngarkesë është vërejtur në pikën kufitare Bogorodicë, ku sipas informacioneve të MPB-së për 24 orë, në këtë pikë kufitare kanë kaluar rreth 14.000 udhëtarë. Situatë e ngjashme është paraqitur edhe në pikat kufitare me Bullgarinë, ndërsa më pas ngarkesa ka pasur në Tabanoc dhe Qafë Thanë./Alsat.mk.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit