Minçev: Fokus institucional në menaxhimin efikas dhe ulje të kontesteve administrative

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, foli në tryezën e rrumbullakët në temën “Menaxhim i mirë dhe sundim i drejtësisë: Parandalim i kontesteve të panevojshme administrative dhe fuqizim i zbatimit të vendimeve gjyqësore”, që u mbajt në organizim të Ministrisë së Administratës Publike në bashkëpunim me SIGMA/OECD, informojnë nga MAP.

 

Në fjalim, ministri Minçev ka theksuar se procedura administrative përfaqëson segment thelbësor në funksionimin e shtetit ligjor dhe në ndërtimin e besimit ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve.

 

“Procedurat administrative janë vendi ku të drejtat realizohen dhe ku ndërtohet besimi në institucione, për këtë fokusi ynë mbetet zbatimi i tyre i plotë dhe dinjitoz”, theksoi Minçev.

 

Tryeza e rrumbullakët kishte për qëllim t’i prezantojë gjetjet nga analiza më e re e SIGMA/OECD, të mundësojë shkëmbim të përvojave me vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe rajonit, si dhe të hapë diskutim për ulje të kontesteve të panevojshme administrative dhe përmirësim të zbatimit të vendimeve gjyqësore të formës së prerë.

 

Minçevi informoi se Ministria e Administratës Publike vazhdon me aktivitete për zbatim më të mirë të Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative, përmes mbikëqyrjes së përforcuar, koordinimit dhe mjeteve praktike, me theks në digjitalizim dhe edukim.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit