Ministri Nikoloski: Nga nesër hapet dalja e Trebenishtës në autostradën Ohër–Kërçovë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, ka bërë të ditur se nga nesër në qarkullim do të vihet një pjesë e re e autostradës Ohër–Kërçovë, konkretisht dalja në Trebenishtë.
Në praktikë, “kllëka” nënkupton daljen dhe hyrjen e autostradës, pra pikën ku qytetarët mund të hyjnë ose të dalin nga autostrada për t’u lidhur me vendbanimet përreth.
Sipas Nikoloskit, punimet në këtë aks po vazhdojnë edhe gjatë natës, me qëllim që projekti të përfundojë brenda afateve të parapara. Ai theksoi se paralelisht po punohet edhe në rrugët dytësore, që asnjë vendbanim të mos mbetet i papërfshirë në rrjetin rrugor.
“Kur ka koordinim dhe vullnet të fortë, rezultatet janë të dukshme,” u shpreh ministri, duke e vlerësuar këtë projekt si të rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës në vend.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit