Struga pjesë e procesit rajonal për menaxhim të qëndrueshëm të mbeturinave

Komuna e Strugës merr pjesë aktive në Forumin Rajonal për menaxhimin e mbeturinave “Së bashku për një rajon pa mbeturina: drejt një sistemi funksional dhe të qëndrueshëm rajonal”, i cili zhvillohet në një moment kyç për reformat në Rajonin e Pellagonisë dhe atë Jugperëndimor.

 

Në forum morën pjesë Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, si dhe drejtori i JП Комунално Струга NP Komunale Strugë “Komunale” – Strugë, Resul Çollaku, së bashku me përfaqësues të institucioneve qendrore, komunave dhe partnerëve ndërkombëtarë.

 

👉 Forumi përfaqëson një platformë të rëndësishme për përcaktimin e hapave të ardhshëm në krijimin e një sistemi funksional rajonal për menaxhimin e mbeturinave, me fokus në përmirësimin e infrastrukturës, koordinimin institucional dhe cilësinë e shërbimeve.

 

Komuna e Strugës, si pjesë e këtij procesi, kontribuon aktivisht në krijimin e zgjidhjeve moderne dhe të qëndrueshme, në përputhje me standardet evropiane dhe nevojat e qytetarëve.

 

Përmes punës së përbashkët dhe partneritetit, ecim drejt një mjedisi më të pastër dhe më të qëndrueshëm për të gjithë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit