Regjim i veçantë komunikacioni në Shkup, presidenti zviceran për vizitë në RMV

Presidenti zviceran Guy Parmelin, sot (29 prill) do të zhvillojë, vizitë shtetërore në vend, për të cilën do të vendoset regjim i veçantë trafiku në Shkup, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Gjatë kësaj vizite, Departamenti i Sigurisë së Trafikut Publik do të zbatojë masa për rregullimin e trafikut në pjesën qendrore të Shkupit.

Ministria e Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve, pjesëmarrësve në trafik, që t’u përmbahen udhëzimeve të lëshuara nga oficerët e policisë.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit