Arbër Zaimi nga Vetëvendosje: Takimi i Mexhitit me Hoxhën, hap i duhur për kërkesat e shqiptarëve në RMV

Arbër Zaimi nga Lëvizja Vetëvendosje ka folur për takimin mes Izet Mexhiti nga VLEN dhe Ministrit të Jashtëm Shqiptar Ferit Hoxha, duke e vlerësuar atë si një zhvillim pozitiv në funksion të avancimit të çështjeve të shqiptarëve në Maqedonia e Veriut.

Sipas Zaimit, Mexhiti “ka bërë shumë mirë” që është takuar me kryediplomatin shqiptar për të shtruar, siç tha ai, çështjet dhe kërkesat legjitime të shqiptarëve në vend, raporton Almakos.

Ai shtoi se, pavarësisht kujtimeve të këqija nga e kaluara, ato mund të tejkalohen përmes angazhimeve konkrete dhe punëve të mira që duhet të kërkohen dhe të priten edhe nga Tirana zyrtare.

Në vijim shkrimi i plotë i Zaimit:

Izet Mexhiti ka bërë shumë mirë që është takuar me Ferit Hoxhën për të shtruar këto çështje e kërkesa legjitime të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Kujtimet e këqija mund të tejkalohen nga punët e mira, që duhen kërkuar e duhen pritur, edhe nga Tirana.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit