SASHK mohon pjesëmarrjen në protestën e 1 Majit: Nuk kemi marrë vendim për mbështetje

Shkup, 26 prill Zhurnal.mk – Pas publikimit të sotëm në rrjetet sociale, ku SASHK përmendet si një nga organizatat që mbështesin protestën e paralajmëruar për 1 Maj, Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e RM (SASHK) ka reaguar me demant.

SASHK njofton se nuk vepron në kuadër të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) dhe se nuk ka marrë asnjë vendim për pjesëmarrje apo mbështetje të protestës së paralajmëruar për 1 Maj.

Për këtë arsye, ata demantojnë informacionin e publikuar në pjesën ku SASHK përmendet si pjesëmarrëse apo mbështetëse e këtij aktiviteti.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit