Një rast i personit të zhdukur është raportuar në Gjakovë, ku një burrë është larguar nga shtëpia dhe që prej asaj dite nuk ka asnjë gjurmë të tij.
Bëhet fjalë për Muharrem Pozhegun, rreth 59-vjeçar, i cili sipas burimeve të afërta me familjen është larguar më 20 prill 2026 rreth orës 13:00 nga banesa e tij në rrugën “14 Qershori”, duke marrë me vete disa gjëra personale.
Që nga ai moment, ai nuk i është përgjigjur telefonatave të familjarëve, përfshirë djalin, vëllain dhe motrën, duke shtuar shqetësimin për fatin dhe gjendjen e tij.
Familja ka raportuar rastin në Polici, ndërsa me udhëzim të Prokurorit kujdestar është iniciuar rasti si “Person i zhdukur”.
Policia ka nisur hetimet për gjetjen e tij dhe apelon për bashkëpunim nga qytetarët që mund të kenë ndonjë informacion.




