Shkupi është shpallur Kryeqyteti Evropian i Kulturës për vitin 2028, një titull prestigjioz që jepet nga Bashkimi Evropian për qytetet me potencial të lartë kulturor dhe artistik. Kjo ngjarje pritet të zgjasë gjatë gjithë vitit 2028 dhe sipas ministrit të kulturës dhe Turizmit, ka potencial të sjell rreth tetë milion vizitorë të huaj, por deri në atë kohë kërkohet shumë punë.
”Shkupi patjetër të transferohet, dhe jo vetëm si qytet i kulturës të tërheqë vizitorë por duhet të krijojmë strategji se si ta zhvillojmë kryeqytetin në aspektin e ekologjisë. Ky është test që t’i shfrytëzojmë të gjitha shembujt e qyteteve tjera që kanë qenë kryeqytete të kulturës, dhe shpresoj që Shkupi të transformohet një vend ku do të vizitohet”. tha; Zoran Lutkov, Ministër i Kulturës dhe Turizmit.
Sipas kryetarit të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, koncentrimi është që fillimisht duhet punë për projektet si kalaja e Shkupit, Aquadukti, Çarshia e Shkupit, Salla Universale që të mund të prezantohen në mënyrën më të mirë tek turistët.
”Na pret shumë punë, jemi në drejtim të mirë, do ta transformojmë Shkupin ashtu siç u transformua pas tërmetit. Ka shumë gjëra që të behën që qytetarët të kenë ndjesinë se krijojnë në të dhe që mund të zhvillohen por mbi të gjitha që duan të qëndrojnë në të.” tha ; Orce Gjorgjievski, Kryetar i Qytetit të Shkupit.
Shkupi si Kryeqytet Evropian i Kulturës, pritet që të ketë qindra aktiviteteve kulturore, përfshirë festivale, ekspozita dhe ngjarje artistike ndërkombëtare. Shkupi e fitoi këtë titull pas një gare konkurruese, duke u pozicionuar si një nga qendrat më të rëndësishme kulturore në rajon për vitin 2028./Alsat.mk.



