Hoxha në Vjenë: Tranzicioni i gjelbër është mundësi investimi, jo kosto

Në kuadër të vizitës zyrtare në Austri, ministri Muhamet Hoxha mori pjesë në Forumi biznesin e mbajtur në Vjenë ku theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut ndodhet në një periudhë të thellë transformimi të gjelbër dhe po punon për një kthesë që synon përafrimin me standardet evropiane.

Ai nënvizoi se tranzicioni i gjelbër nuk përfaqëson kosto, por një mundësi të rëndësishme investimi. Sipas tij, ky proces hap rrugë për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim më të gjerë ekonomik me partnerët ndërkombëtarë.

Ministri prezantoi edhe aktivitetet konkrete që po realizohen në vend, duke përfshirë ndërtimin e qendrave rajonale për menaxhimin e mbeturinave, investimet në impiante për trajtimin e ujërave të zeza, si dhe krijimin e një kornize ligjore për veprim klimatik.

Duke vlerësuar kapacitetet teknologjike dhe financiare të Austrisë, Hoxha bëri thirrje për forcimin e dialogut mes institucioneve dhe komunitetit të biznesit, me qëllim që idetë dhe angazhimet të shndërrohen në projekte konkrete.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit