Kriza e naftës, Greqia vendos masa të reja shtesë në paketën e ndihmës për qytetarët

Me një mesazh televiziv, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka shpallur tetë masa të reja mbështetëse të qeverisë për familjet, pensionistët, qiramarrësit, fermerët dhe qytetarët me borxhe, me një kosto totale rreth 500 milionë euro.

Konkretisht subvencioni për naftën zgjatet edhe për muajin maj, me 20 cent për litër, ndërsa subvencioni për plehrat kimike vazhdon deri në gusht dhe përfitues janë rreth 250 mijë fermerë. Familjet me fëmijë do të marrin në fund të qershorit 150 euro për çdo fëmijë, pa pasur nevojë për aplikim.
Masa pritet të përfshijë rreth 975 mijë familje. Po ashtu, rriten kufijtë e të ardhurave për kthimin e një qiraje në vit, duke përfshirë edhe 70 mijë familje të tjera. Pensionistët, të moshuarit pa sigurime dhe personat me aftësi të kufizuara do të marrin 300 nga 250 euro (qe ishte ndihma)  çdo nëntor, ndërsa përfituesit arrijnë në rreth 1.9 milionë persona.Një pjesë e rëndësishme e paketës lidhet edhe me borxhet ndaj bankave dhe ato te bizneseve.
Qytetarët do të kenë mundësi të fusin detyrimet e vjetra në skemë pagese deri në 72 këste, ndërsa edhe borxhet nga 5 mijë deri në 10 mijë euro mund të futen në mekanizmin jashtëgjyqësor. Masat vijnë në një moment kur ekonomia greke ka shënuar një suficit primar prej 12.1 miliardë eurosh për vitin 2025, ose 4.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Qeveria argumenton se ky rezultat i jep mundësi shtetit të shpallë mbështetje të re për qytetarët, sidomos në një periudhë me kosto të lartë jetese dhe presione nga kriza energjetike. Kryeministri Mitsotakis tha se këto masa janë “ndarja e përfitimeve të ekonomisë me shoqërinë”, por pranoi se shumë qytetarë mund t’i konsiderojnë ende të pamjaftueshme përballë kostos së lartë të jetesës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit