Takimi Hoxha–Toshnig: Thellimi i bashkëpunimit me Austrinë në fushën e mjedisit jetësor

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot në Vjenë zhvilloi një takim dypalësh me Ministrin Federal të Bujqësisë dhe Pylltarisë, Klimës dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Rajoneve dhe Menaxhimit të Ujërave, Norbert Toshnig. Bisedat u përqendruan në tre fusha kryesore: menaxhimin e ujërave, mbrojtjen e natyrës dhe tranzicionin e gjelbër.

Ministrja Hoxha, prezantoi investimet prioritare në sektorin e ujit, si dhe u prezantua procesi i krijimit të një sistemi modern rajonal të menaxhimit të mbeturinave. Duke iu referuar forcimit të rrjetit të zonave të mbrojtura, Hoxha theksoi se Austria ka përvojë në menaxhimin e parqeve kombëtare që mund të jetë e vlefshme për vendin tonë.

Të dyja palët konfirmuan vlerën e bashkëpunimit përmes instrumenteve të Bashkimit Evropian dhe shprehën interesin e tyre të ndërsjellë për thellimin e partneritetit në fushën e mjedisit. Ministri Hoxha theksoi veçanërisht rëndësinë e Aktit të Veprimit Klimatik, i cili është në proces të miratimit dhe i cili do të krijojë një kornizë gjithëpërfshirëse për përballimin e ndryshimeve klimatike.

Takimi i dy ministrave u zhvillua në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Austrisë të një delegacioni qeveritar të udhëhequr nga Kryeministri Mickovski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit