Nikoloski: Shkupi dhe Ohri shënojnë rritje të ndjeshme të trafikut ajror

Aeroportet e Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti “Shën Apostol Pavle” po konfirmohen si ndër më të suksesshmit në rajon, duke shënuar rritje të konsiderueshme të trafikut ajror gjatë këtij viti.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, përmes një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur se Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit mbetet lider në rajon me rritje prej 32% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas tij, edhe pse për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme ka një ulje prej rreth 6 mijë vendesh nga gjithsej mbi 390 mijë të planifikuara, aeroporti vazhdon të ruajë pozicion të lartë, siç raporton edhe EX-YU Aviation News.

Gjatë muajve të parë të këtij viti, aeroportet në vend kanë regjistruar rritje prej 30% të numrit të udhëtarëve dhe rreth 20% të operacioneve ajrore, duke reflektuar politikat e qeverisë për zhvillimin e aviacionit civil.

Vetëm në fillim të vitit janë hapur linja të reja ajrore nga Shkupi drejt Napoli dhe Budapest, si dhe nga Ohri drejt Milano dhe Bratislava. Ndërkohë, gjatë muajit korrik pritet të nisin fluturimet nga Ohri drejt Katowice dhe Wrocław, si dhe nga Shkupi drejt Palermo dhe Alghero.

Sipas Nikoloskit, për afro dy vite janë hapur gjithsej 24 linja të reja ajrore drejt qendrave evropiane, një rekord në këtë sektor. Ai theksoi gjithashtu se zhvillimi i aviacionit mbetet prioritet, duke përmendur projektin për rikonstruksionin dhe zgjerimin e aeroportit të Ohrit, që synon rritjen e kapaciteteve për udhëtarë dhe operacione.

Autoritetet presin që gjatë këtij viti numri i pasagjerëve të tejkalojë 3.5 milionë, ndërsa në vitin e ardhshëm të arrijë deri në 4 milionë. Në të njëjtën kohë, është theksuar se furnizimi me karburant është stabil dhe trafiku ajror po zhvillohet pa pengesa.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit