Operacion I befasishëm policor në shtëpinë e ish kryetares së Komunës së Tetovës Teuta Arifi. Në orët e vona të mbrëmjes, forca policore iu drejtuan shtëpisë së Arifit pas një sërë dyshimesh lidhur me djalin e saj të mitur, 16 vjeçar, i dyshuar për shitje te lëndëve narkotike.
Nga burimet policore, sasi e lëndëve narkotike ka qenë e konsiderueshme, dhe nga konstatimet, e gatshme dhe e paketuar për shitje. Policia, më herët, në një lokal që i mituri e mbante me qira, kishte gjetur qese të gatshme me lëndë narkotike për shitje, 120 gramë marihuanë, të mbyllura me zinxhir, si dhe 1,5 gramë kokainë të pastër.



