Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) përgënjeshtron në mënyrë kategorike dezinformatat e publikuara në rrjetet sociale për kinse mungesën e formularëve për patentë shoferi.
“E informojmë opinionin se nuk ka aspak mungesë, por përkundrazi, MPB ka siguruar rezerva të cilat janë të mjaftueshme për tre vitet e ardhshme. Termini për fotografimin e qytetarëve merret vetëm brenda një dite, ndërsa patentat e shoferit përpunohen dhe jepen për disa ditë, shumë më herët nga afati i përshkruar ligjor”, informojnë nga MPB.
Nga ministria apelojnë të mos përhapen dezinformata të cilat krijojnë konfuzion në mesin e qytetarëve.



