Të paktën 11 persona janë lënduar nga zjarri i madh që përfshiu dje kompleksin rezidencial dhe afarist “Arlis” në Tiranë, ndërsa ekipet e zjarrfikësve arritën ta lokalizojnë zjarrin dhe të parandalojnë përhapjen në ndërtesat përreth, bënë të ditur autoritetet lokale.
Drejtori i Shërbimit për emergjenca të Shqipërisë, Arben Kara, deklaroi se zjarri është vënë nën kontroll dhe se përhapja e tij e mëtejshme në kullat e banimit pranë është parandaluar. Ai, siç transmetojnë mediat shqiptare, tha se zjarri preku pjesën verilindore të ndërtesës nga kati përdhes deri katin e sipërm dhe se u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.
Kara deklaroi se në shuarjen e zjarrit janë angazhuar gjitha kapacitetet e disponueshme, përfshirë më shumë se 50 zjarrfikës nga Tirana dhe qytete të tjera, si dhe pjesëtarë të ushtrisë.
Drejtori i Ndihmës së shpejtë, Skender Brataj, njoftoi se të paktën 11 persona janë lënduar, duke shtuar se një grua është shtruar në spital me djegie që mbulonin rreth 15 për qind të trupit, por nuk është në rrezik për jetën.
“Pesë persona po mbahen në toksikologji, ndërsa midis të lënduarve ka edhe zjarrfikës”, informoi Brataj.



