Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira dhe të reshura të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi juglindor, informojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.
Temperatura minimale do të lëviz në interval prej 5 deri 16 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 12 deri 23 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe të reshura të shiut. Do të fryjë erë mesatare juglindore. Temperatura minimale do të ulet deri 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 22 gradë Celsius.
Sipas parashikimit të DPHM-së, në ditët e ardhshme vijon periudhë e motit me vranësira të ndryshueshme dhe relativisht i ngrohtë, me periudha të diellit gjatë ditës.
Sot në disa vende do të ketë të reshura të vogla, ndërsa nesër mot jostabil me të reshura të shiut dhe paraqitje të bubullimave. Deri të premten do të fryjë erë juglindore, e cila përgjatë Vardarit do të arrijë shpejtësi mbi 60 kilometra në orë. Gjatë fundjavës do të fryjë erë nga drejtimi verior, me intensitet mesatar.



