Trump: Një numër masiv i tankerëve të zbrazët të naftës po vijnë drejt SHBA-së për furnizim

Uashington, 11 prill Zhurnal.mk – Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se një numër i madh tankerësh nafte bosh po drejtohen drejt SHBA-së për të blerë naftë, transmeton Anadolu.

 

“Numër masiv tankerësh nafte plotësisht bosh, disa nga më të mëdhenjtë kudo në botë, po drejtohen tani drejt Shteteve të Bashkuara për t’u mbushur me naftën (dhe gazin!) më të mirë dhe ‘më të ëmbël’ në botë”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

 

“Ne kemi më shumë naftë se dy ekonomitë më të mëdha të naftës të marra së bashku — dhe me cilësi më të lartë. Po ju presim. Ngarkim të shpejtë!”, shtoi ai.

 

Lufta me Iranin ka ndërprerë qarkullimin përmes Ngushticës së Hormuzit, një arterie kyç për tregtinë globale të naftës bruto dhe gazit natyror të lëngshëm, duke shkaktuar një goditje të rëndë energjetike në nivel global.

 

Pakistani po zhvillon negociata për t’i dhënë fund konfliktit të gjerë të armatosur në Lindjen e Mesme që filloi me ofensivën amerikano-izraelite ndaj Iranit më 28 shkurt. Pakistani ndërmjetësoi më herët këtë javë një armëpushim dyjavor mes SHBA-së dhe Iranit.

 

Sipas autoriteteve shëndetësore të vendit, pothuajse 3.000 iranianë janë vrarë në luftë. Të paktën 13 ushtarakë amerikanë janë vrarë gjithashtu dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit