Rritja e përdorimit të trotinetëve shton problemet në komunikacion

Numri i trotinetëve elektrikë në Shkup është rritur dukshëm kohët e fundit, sidomos pas problemeve me transportin publik. Por bashkë me ta, janë shtuar edhe ankesat e qytetarëve. Sepse trotinetët elektrikë janë bërë pjesë e përditshmërisë, por jo gjithmonë edhe e rregullit. Shumë vozitës makinash thonë se vozitësit e trotinetëve shpesh nuk respektojnë rregullat dhe u presin rrugën, ku për këtë shkak shqetësimet e tyre për sigurinë në trafik po rriten. Ndaj ata kërkojnë rrugë të posaçme dhe vendosjen e gjobave për ata që nuk respektojnë rregullat, duke nënvizuar nevojën për një zgjidhje më të qartë dhe më të sigurt.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit