Filharmonia e Kosovës sjell koncertin e radhës më 17 prill në Prishtinë

Ministria e Kulturës ka njoftuar për një mbrëmje të veçantë koncertale nga Orkestra e Filharmonisë së Kosovës, e cila do të mbahet më 17 prill 2026, në ora 19:30, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Koncerti do të drejtohet nga dirigjenti Premil Petrović, ndërsa si solistë do të performojnë pianistët Patrick O’Byrne dhe Artem Yassinskyy.

Programi i mbrëmjes përfshin veprat “Passacaglia” nga Baki Jashari, Koncertin për dy piano nga Francis Poulenc dhe Simfoninë nr. 7 nga Ludwig van Beethoven./KultPlus.com

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit