Transporti publik në Shkup me orar të reduktuar gjatë festave të Pashkëve

Transporti publik në Shkup gjatë festave të Pashkëve do të funksionojë sipas orarit të së dielës, njoftojnë nga Ndërmarrja e Transportit Publik Shkup.

Gjatë fundjavës së zgjatur, autobusët e NTP Shkup do të funksionojnë sipas orarit të së dielës. Nga Ndërmarrja e Transportit Publik Shkup njoftojnë se transporti publik në qytet gjatë këtyre festave do të zhvillohet me këtë regjim të reduktuar.

Nga 10 deri më 13 prill, sportelet e biletave dhe qendrat e personalizimit do të funksionojnë me orar të rregullt pune, sportelet e biletave do të punojnë në një ndërrim nga ora 8:00 deri në orën 13:00, ndërsa sportelet e biletave dhe qendrat e personalizimit do të punojnë në dy ndërrime nga ora 8:00 deri në orën 18:00.

Të premten dhe të dielën, sportelet e biletave në Qendrën e Transportit do të jenë në detyrë, me orar pune nga ora 8:00 deri në orën 14:00. E hëna është ditë pushimi për të gjitha sportelet e biletave dhe qendrat e personalizimit.

Nga NTP Shkup njoftuan se teleferiku do të punojë nga e premtja deri të dielën me orar të rregullt, nga ora 10:00 deri në 18:00, ndërsa të hënën, si zakonisht nuk do të punojë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit