Malësia e Tetovës kërkon zë të fuqishëm – Bajram Rexhepi: Zgjedhim njerëz që përfaqësojnë denjësisht qytetarët

Bajram Rexhepi nga Bashkimi Demokratik për Integrim BDI ka theksuar se Malësia e Tetovës meriton një përfaqësim më të fuqishëm në proceset vendimmarrëse.

Në këtë frymë, ai bëri të ditur se është zgjedhur kryetari i nëndegës në Veshallë, Zoil Hasani, i cili konsiderohet si një aktivist i përkushtuar dhe figurë e respektuar në këtë zonë.

Rexhepi nënvizoi se ndërtimi i strukturave partiake në kuadër të BDI – Dega Tetovë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim që këto struktura të jenë zëri i qytetarëve dhe garanci për përfaqësim të drejtë dhe dinjitoz.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit