E mbrojta kur të gjithë ishin kundër, ai më rrëzoi kur më kërkoi populli” – deklarata e fortë e Vjosa Osmani për Albin Kurti

Ish Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë një deklaratë të fortë që pritet të ndezë debat në skenën politike të vendit.

Në një prononcim publik, ajo theksoi: “Unë e kam mbrojtur kryeministrin Kurti kur të gjithë ishin kundër tij, kur donin ta sulmonin e ta rrëzonin, kurse ai më rrëzoi kur populli më kërkoi për presidente”.

Kjo deklaratë rikthen në vëmendje raportet e tensionuara mes saj dhe kryeministrit Albin Kurti, duke nxjerrë në pah përplasjet dhe divergjencat e thella që kanë karakterizuar marrëdhënien e tyre politike ndër vite.

Analistët vlerësojnë se kjo dalje publike mund të rihapë debatet mbi zhvillimet e kaluara politike në Kosovë, si dhe të ndikojë në dinamikat aktuale brenda spektrit politik.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit