Një projekt i rëndësishëm në shërbim të fëmijëve dhe të rinjve është realizuar me sukses në Strugë, si rezultat i bashkëpunimit të drejtpërdrejtë ndërmjet pushtetit lokal dhe institucioneve qendrore.
Kryetari i komunës, Mendi Qyra, theksoi se iniciativa të tilla janë dëshmi konkrete se partneriteti mes nivelit lokal dhe atij qendror sjell investime të prekshme për qytetarët dhe krijon kushte më të mira për zhvillimin e të rinjve.
Sipas tij, ky bashkëpunim është çelësi për realizimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës në komunitet, duke u fokusuar veçanërisht në gjeneratat e reja.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Ministrisë së Sportit ritheksuan përkushtimin për mbështetje të vazhdueshme të projekteve kapitale. Gjatë takimit me kryetarin dhe deputetin e zonës, u diskutua edhe për realizimin e dy projekteve të tjera të ngjashme në të ardhmen, që pritet të sjellin investime të reja dhe mundësi shtesë për qytetarët e Strugës.




