Në kuadër të kremtimit të Ditës Ndërkombëtare të Romëve, Shoqëria Kulturo-Artistike “Durmish Aslano” ka sjellë në skenë një koncert të veçantë, duke promovuar trashëgiminë shpirtërore rome përmes këngëve të vjetra dhe valleve tradicionale.
Interpretimet autentike përcollën identitetin dhe ndjenjën e përkatësisë ndër breza, duke reflektuar thellësinë e një kulture të pasur, ku çdo tingull dhe lëvizje bart histori të ruajtura me kujdes ndër vite.
Ky aktivitet u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, në kuadër të programeve që synojnë ruajtjen, fuqizimin dhe promovimin e diversitetit kulturor si një vlerë e përbashkët e shoqërisë.
Në këtë ngjarje morën pjesë edhe Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, si dhe zëvendësministrja Tijana Veljković.
Me këtë rast, u përcollën urime për Ditën Ndërkombëtare të Romëve, duke theksuar rëndësinë e respektimit dhe promovimit të kulturës rome si pjesë e mozaikut kulturor të vendit./KultPlus.com



