SPAK ka kërkuar ditën e djeshme kontrolle në burgun e Durrësit për aparate telefonike.
Kontrollet janë kryer edhe në qelitë e Ilir Beqajt, Erjon Veliajt dhe Aurel Zarkës.
Top Channel raporton se kërkesa e prokurorëve të posaçëm drejtuar policisë së burgjeve ndodhën pas përplasjeve në gjykimin administrativ ku kryebashkiaku i Tiranës hodhi akuza për mënyrën se si është emëruar në detyrë njëri nga prokurorët e çështjes.
Po ashtu është kërkuar edhe lista e takimeve të personave me të cilët u pa Veliaj.



