Këshilli i Prokurorëve Publikë në seancën e sotme miratoi kërkesën e Lençe Ristoska për ndërprerjen e funksionit si prokurore publike në Prokurorinë Themelore Publike Shkup.
Kryetari i Këshillit, Bashkim Besimi, informoi se Ristoska më 2 prill të këtij viti kishte paraqitur kërkesë për ndërprerjen e funksionit me dëshirë të saj.
I pyetur se si i komenton arsyet e dorëheqjes së Ristoskës, Besimi në deklaratë për mediat pas seancës theksoi se nuk do të komentojë asnjë arsye, pasi në përputhje me ligjin Këshilli vetëm konstaton ndërprerjen e funksionit.



