Bajram Rexhepi: Ligji për përfaqësim të drejtë në kundërshtim me MO-në

Deputeti i BDI-së, Bajram Rexhepi, ka reaguar ashpër ndaj ligjit për përfaqësim të drejtë në administratë, i cili është miratuar sot nga qeveria.
Sipas Rexhepit, ky ligj përbën një hap të rrezikshëm prapa dhe bie ndesh me parimet themelore të Marrëveshjes së Ohrit. Ai e cilësoi vendimin si “skandaloz dhe të turpshëm”, duke theksuar se mekanizmi i deritanishëm i balansuesit, që garantonte përfaqësimin e drejtë, po zëvendësohet me një vlerësim vjetor nga një komision.
“Ky është një sulm i rëndë ndaj Marrëveshjes së Ohrit dhe themeleve të saj. Nga një obligim i qartë ligjor, përfaqësimi i drejtë po reduktohet në një proces formal dhe të pasigurt,” ka deklaruar Rexhepi.
Ai më tej e ka cilësuar këtë zhvillim si një “provokim të llojit të vet”, duke ngritur shqetësimin për drejtimin në të cilin po shkon vendi.
Në fund të reagimit të tij, Rexhepi ka shtruar pyetjen: “Ku na çon kjo qeveri?”, duke lënë të kuptohet për pasoja të mundshme politike dhe institucionale nga ky vendim.

 

https://www.facebook.com/share/p/1DQyweK7oR/

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit