Aksion i madh policor kundër rrjeteve të drogës në disa qytete

Prania e shtuar e forcave policore dhe njësive speciale në terren ka zgjuar vëmendjen e opinionit publik që në orët e hershme të mëngjesit, si pasojë e një aksioni të gjerë kundër nëntokës së drogës.

Sipas informacioneve jozyrtare, Ministria e Punëve të Brendshme – përmes Byrosë për Siguri Publike dhe Departamentit për Krim të Organizuar – në bashkëpunim me njësitë speciale policore dhe në koordinim me Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, është duke zhvilluar një operacion të koordinuar në disa qytete të vendit.

Aksioni policor po realizohet njëkohësisht në Shkup, Shtip dhe Strumicë, ndërsa në terren janë angazhuar forca të shumta policore.

Burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një operacion të gjerë kundër grupeve të përfshira në trafikimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, megjithëse autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje zyrtare për numrin e personave të përfshirë apo rezultatet e deritanishme.

Pritet që gjatë ditës institucionet kompetente të dalin me informacione më të detajuara lidhur me aksionin dhe epilogun e tij.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit